Showbizz


“Tre Musketierët” koncert tek Amfiteatri i Tiranës!

Postuar nga admin

2nd October 2018

Tre prej zërave më të spikatur të muzikës rrok, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda do të jenë bashkë në një koncert në datën 4 Tetor.

Historia e rock-ut shqiptar nuk mund të konceptohet pa zërin, stilin dhe talentin e tre legjendave të muzikës moderne shqiptare. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda rikthehen më 4 Tetor në Amfiteatrin e Tiranës për të risjellë këngët hit të tyre, në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë.