Showbizz


Treni i ëndrrave nën tingujt e Jazzit

Postuar nga admin

2nd May 2018

Mes tingujve të magjishëm të jazzit, pothuajse 400 të rinj që u nisën mëngjesin e 30 prillit nga Tirana drejt Shkodrës me tren, për të festuar “International Jazz Day”, apo e thënë ndryshe, Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, kanë përfunduar ditën e djeshme turin tre ditor.

“Andrra n’tren” mund ta quajmë ndryshe, me muzikë live nga banda italiane udhëtimi përcolli alegri për të gjithë pjesëmarrësit. “Andrra n’tren” organizohet për herë të tretë në Shqipëri nga shoqata kulturore Hemingway. Udhëtimi i veçantë drejt Shkodrës zgjati rreth 4 orë.

Udhëtimi është shijuar maksimalisht, edhe në ndalesën që është bërë në Lezhë, është përcjellë energjia tek banorët e zonës ku kanë dëfryer së bashku me 400 personat që udhëtonin në tren. Një tjetër detaj që e bëri akoma më të veçantë këtë udhëtim është veshja speciale për këtë ditë speciale.

Është “rikthyer koha pas” veshjet e viteve ’40-’50 plotë ngjyra janë edhe ato që ‘tunden’ nën ritmet e muzikës Jazz. Pjesë të aktivitetit përveç të rinjve ishin dhe mosha e tretë, të cilët i janë rikthyer nostalgjisë së rinisë.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, grupi i Jazz-it ka performuar edhe në Teatrin ‘Migjeni’ përpara dhjetëra qytetarëve duke marrë duartrokitjet e spektatorëve.

Maratona kishte qëllim kthimin pas në kohë, duke nisur nga tema e veshjes, pa lënë pas muzikën me instrumente të ndryshme.