Showbizz


Tuna shijon diellin vetëm në Miami, çfarë po ndodh me Patrisin?

Postuar nga admin

21st December 2020

Kohët e fundit në media është përfolur se Patrisi dhe Tuna i kanë dhënë fund martesës. Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.
Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Së fundmi këngëtarja ka vendosur edhe të largohet nga vendi, duke u zhvendosur në SHBA. Ajo ka postuar disa foto nga Miami ku duket shumë e lumtur teksa shijon detin e kohën me diell.

Ndërkohë Patrisi pak ditë më parë reagoi duke publikuar në Instagram një video me të birin ku theksonte: “Tian Patris Berisha”.