Lajme
Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë në disa rrethe, Plani i masave i marrë nga Policia Rrugore
Postuar nga admin
30th May 2022
Drejtoria e Policisë Rrugore ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së turit çiklistik që do të zhvillohet në disa qytete.
Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhvillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, me qëllim marrjen e masave për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për çiklistët, Drejtoria e Policisë Rrugore njofton përdoruesit e rrugës se do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:
Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;
Më datë 01.06.2022 , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;
Më datë 02.06.2022, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;
Më datë 03.06.2022, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;
Më datë 04.06.2022, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.
Në mbështetje të këtij aktiviteti çiklistik, përveç shërbimeve të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Sektorëve të Policisë Rrugore Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, do të planëzohet për kryerjen e shoqërimit edhe personeli i Njësisë Operacionale pranë Drejtorisë Policisë Rr