Showbizz
U aksidentua me motor, si është gjendja shëndetësore e Gaz Pajës?
Postuar nga admin
12th November 2021
Aktori i njohur i humorit, Gazment Paja është aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, teksa ishte duke lëvizur me motomjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:08 gjatë paradites.
Policia njoftoi se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i humorit. Më tej u njoftua se Paja ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Këtë e ka konfirmuar edhe partnerja e aktorit, Ira Seferi, për “vip magazine”.
Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”- është shprehur ajo.
Ditën e djeshme, qytetarët e rastiti i janë ofruar për të ndihmuar dhe në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Në foto ai duket i shtrirë në tokë, teksa ka hequr skafandrën dhe mban një shami për të ndaluar gjakun nga hundët.
![]()
Rrethanat në të cilat aksidenti ka ndodhur ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.