Showbizz


U aksidentua me motor, si është gjendja shëndetësore e Gaz Pajës?

Postuar nga admin

12th November 2021

Aktori i njohur i humorit, Gazment Paja është aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, teksa ishte duke lëvizur me motomjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” rreth orës 11:08 gjatë paradites.

Policia njoftoi se ka qenë mjeti me drejtues shtetasin E.K. ai që është përplasur me motorin që drejtohej nga aktori i humorit. Më tej u njoftua se Paja ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, aktori nuk ka patur asgjë serioze, por ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka konfirmuar edhe partnerja e aktorit, Ira Seferi, për “vip magazine”.

Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”- është shprehur ajo.

Ditën e djeshme, qytetarët e rastiti i janë ofruar për të ndihmuar dhe në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Në foto ai duket i shtrirë në tokë, teksa ka hequr skafandrën dhe mban një shami për të ndaluar gjakun nga hundët.

 

Rrethanat në të cilat aksidenti ka ndodhur ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.