Showbizz


U arratisën për pushime, zbulohet “sekreti” që fshihet pas udhëtimit të familjes Vula

Postuar nga admin

19th April 2021

Sara Hoxha dhe Ledri Vula bënë me dije ditën e sotme se kishin ndërmarrë një udhëtim si familje. Dyshja e famshme publikoi një video së bashku me të bijën, Poem Blu por duke mos e bërë me dije destinacionin për ku janë arratisur.

Por së fundmi është mësuar se ata kanë udhëtuar drejt Dubait. Burime për Prive kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë vetëm për pushime por gjithashtu dhe për punë, pasi Ledri do të xhirojë klipin e këngës më të re. Së bashku me ta ka udhëtuar dhe ekipi i reperit për t’u kujdesur në detaje.

Kujtojmë që projekti më i fundit i reperit mban titullin “Sot sot sot” publikuar tre muaj më parë. Ai i ka dedikuar gjithashtu një këngë dhe së bijës, që u publikua para ardhjes në jetë të saj. Kënga që mban titullin “Si baba” shpalos ndjesitë që ka përjetuar reperi që kur mori vesh se do të bëhet prind për herë të parë.