Showbizz


“Uragani” Arilena Ara gjithmonë e bukur e me projekte.

Postuar nga admin

5th January 2018

Kengetarja Arilena Ara pasi mbylli një vit mjaft të suksesshëm në muzikë me “Nëntori” duket se ka në plan t’a mbajë suksesin edhe më gjatë.

Sot  ajo ka vendosur të përshëndesë ndjekësit e saj në rrjete sociale me një foto ku shfaqet në shtrat e sapo zgjuar nga gjumi .

Rrezatuese, e ëmbël dhe mjaft provokuese ajo ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Nuk është kaq e thjeshtë për të qenë gjithmonë pranë publikut me energji të jashtëzakonshme, me projekte të reja, me koncerte. Ndoshta edhe për shkak të këtyre të fundit, por, mbi të gjitha, për shkak të kohës, këngëtarja ka vendosur që të heqë dorë nga pjesëmarrja në programe televizive.

“Në 2018-ën, në janar do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar, në anglisht”, – tha Arilena dhe pas kësaj, konfirmoi vendimin se duke filluar që nga viti 2018, ajo nuk do të dalë më në televizor si e ftuar.