Showbizz
Ursula von der Leyen zbulon se është fanse e Dua Lipës

Postuar nga admin
11th November 2021
Presidentja e Komisionit Europian gjatë vizitës së saj në Washigton është takuar me këngëtaren shqiptare më famë botërore Dua Lipa.
von der Leyen ka postuar një foto me të në Twitter, ku nuk i ka kursyer komplimentat për këngëtaren. Ajo ka thënë se muzika e Dua-s është unike dhe ndikimi i i saj në botë është shumë i madh.
“Shumë e lumtur që takova DUA LIPA-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë “ngrihemi në ajër”, shkruan ajo duke përdorur titullin e albumit të Dua Lipas, “Levitating”.
So happy to meet @DUALIPA at the @AtlanticCouncil Leadership Awards.
Dua, you have such a great impact on the world.
With your music and your unique energy, we are all “levitating” pic.twitter.com/xPemFfywd6
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 11, 2021