Showbizz


Vajza e MC Kreshës është versioni mini i babit

Postuar nga admin

11th June 2021

Prej fiks 1 viti, MC Kresha është baba i një vajze të quajtur Iza. Reperi dhe partnerja e tij Erzina Shehu e kanë mbajtur vogëlushen shumë larg rrjeteve sociale dhe vetëm tani që u bë 1 vjeç, Instagram-i pa portretin e vogëlushes.

Fotot e shkëputura nga ditëlindja e Izës janë publikuar nga Prive dhe gjejeni çfarë? Vajza e MC Kreshës është një mini version i tij! Flokët kaçurrela dhe tiparet e theksuara e bëjnë të duket kopje e reperit! Në muajt e parë pas lindjes, dyshja bashkë me vajzën jetoi në Kanada, aty ku prej vitesh jetonte partnerja e Kresha-s, para se të zhvendosej sërish në Kosovë.

Kresha dhe Erzina u martuan në dhjetor të 2019-s në një ceremoni që pritej të ishte private, por nuk rezultoi e tillë për sa kohë njerëzit patën telefonat me vete, njësoj siç ndodhi edhe në festën e parë të ditëlindjes të së bijës.