Showbizz


Valbona Mema më në formë se kurrë!

Postuar nga admin

11th April 2018

Valbona Mema, një prej emrave më të dashur të muzikës popullore,  ka kohë që mungon në muzikë. Por, ajo ka treguar se po kujdeset shumë për format e saj. Në disa postime në Instagram, Valbona shfaqet në liqenin e Tiranës duke vrapuar për të mbajtur trupin në formë.

Ndryshe nga shumë vite më parë, këngëtarja e muzikës popullore është dobësuar dhe ka shtuar disa tatuazhe në trup. Transformimi është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili i bën komente tepër pozitive.

Edhe pse nuk ka sjellë projekte të reja, paraqitjet e saj në koncerte të ndryshme nuk kanë munguar.