Showbizz


Vëllai i Sara Hoxhës yll i bukur, Sara na tregon nëse ai është single

Postuar nga admin

9th July 2021

Sara Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi i ka dhënë mundësi fansave t’i bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Mirëpo, kurioziteti i fansave është shumë i madh, pasi përpos pyetjeve të shumta për Poemën, dikush e ka pyetur Sarën për vëllain e saj.

“A është vëllai jot beqar?”, e pyet një ndjekëse ndërsa Sara poston një foto me të vëllain, i cili duket shumë simpatik dhe shkruan se nuk është e sigurtë nëse ai është beqar apo jo.

Vëllai i Sarës quhet Kevin dhe siç shihet nga postimet e tij, ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Ledrin të cilin e quan vëlla i madh.