Lajme


Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri, 27-vjeçarja lind fëmijën 6-të

Postuar nga admin

30th September 2021

Ka ardhur në jetë fëmija u parë afgan në Shqipëri në spitalin rajonal të Lezhës.

Bëhet me dije se nëna 27-vjeçare afgane që është strehuar përkohësisht në Shqipëri ka sjellë në jetë fëmjën e saj të gjashtë.

Mësohet se në spitalin e Lezhës ka edhe nëna të tjera afgane që presin të sjellin në jetë bebet e tyre.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë strehuar rreth 1 mijë afganë.