Lajme


Vjen në Shqipëri shefi i “Pfizer”

Postuar nga admin

11th October 2021

Në Shqipëri ndodhet shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla. Paraditen e sotme i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ai ka qenë në QSUT, ku ka parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave.

Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje” shkruan Edi Rama.