Showbizz


“Who is Albania’s Eurovision Song Contest 2018 finalist”? Prestigjiozia britanike THE SUN, shkrim për këngëtarin tonë.

Postuar nga admin

9th May 2018

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka tërhequr jo pak vëmendje në ‘Eurovision 2018’ me këngën e tij ‘Mall’, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare. Bushpepa u ngjit mbrëmjen e kaluar i treti në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Europë, duke u kualifikuar për në finale.

Prestigjiozja angleze ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.