Showbizz


Xhensila feston ditëlindjen, urimin më të mirë e merr nga Bes Kallaku

Postuar nga admin

9th April 2018

Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen e saj të 25-të, ndërsa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.

Dhe natyrisht se urimi më i mirë i ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Aktori i njohur i humorit ia e ka uruar edhe publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen e bukura, e mira, e ëmbla, ditët e mia, jeta dhe familja ime që pres. Të dua Xhensila Myrtezaj”, ka shkruar Besi në Instagram.

Kujtojmë që dy artistët e pëlqyer të skenës shqiptare e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin e kaluar.