Showbizz


Xhensila Myrtezaj konfirmon hitin e ri me dyshen e njohur

Postuar nga admin

15th October 2021

Xhensila Myrtezaj debutoi pak javë më parë me një pamje të re, duke lënë të kuptohej se e kishte bërë këtë ndryshim drastik për klipin e ri. Ajo dukej kaq ndryshe, saqë fansat e krahasuan me aktoren spanjolle Úrsula Corberó, e cila luan në serialin e famshëm “La Casa De Papel”.

Mirëpo, së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe të reja por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin emojit e një zjarri që kishte lënë në koment Majku. Nga ana tjetër, Majk dhe Getoar Selimi kanë ndarë nga një foto pothuajse në të njëjtën kohë me Xhensilën, në të cilat ka komentuar dhe kjo e fundit.

 

“Ti je Mekati jem…”, ka shkruar Majku krahas fotos. Në fakt, prej muajsh është përfolur se të tre do të vijnë me një bashkëpunim dhe mesa duket ka ardhur koha për ta publikuar.