Showbizz
Xhensila Myrtezaj si kukull me veshje firmato !

Postuar nga admin
22nd March 2018
Xhensila Myrtezaj është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël.
Xhensila, ishte ftuar këtë të hënë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ në TV Klan, ku barku i rrumbullakosur dukej lehtësisht, ndonëse ishte përpjekur ta fshihte duke veshur një fustan të gjerë. Ajo dukej si një princeshë me rozë të hënën mbrëma, një veshje në dukje e thjeshtë, por goxha e shtrenjtë.
Këngëtarja kishte veshur një fustan Twinset që kushton plot 185€ dhe një palë këpucë Jimmychoo plot 475€.