Showbizz


Xhensila stërvitet në palestër edhe pse shtatzënë

Postuar nga admin

21st March 2018

Këngëtarja e mirënjohur, Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj aktori i njohur Bes Kallaku shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Edhe pse shtatzënë, Xhensila është shumë e motivuar për të mbajtur trupin në formë dhe ka vendosur që të vazhdojë palestrën.

Ajo sot ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet në pistën e vrapit.

Ndryshe, kujtojmë se “Çelësi i zemrës ” është projekti i fundit nga Xhensila.

Kjo këngë ishte surpriza e Xhensilës për bashkëshortin, Bes Kallakun në ditën e dasmës.

Dyshja janë martuar në një ceremoni luksoze martesore.