Showbizz


Ylli Limani zbulon projektin e madh

Postuar nga admin

12th October 2021

Ylli Limani është një ndër artistët më të pëlqyer. Ndër vite, këngëtari ka sjellë mjaft hite dhe ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të estradës. Ai është mjaft aktiv në muzikë dhe projekti më i fundit ishte dueti me Elvana Gjatën, që rezultoi të ishte hiti i verës që lamë pas.

Së fundmi, këngëtari ka zbuluar se ka nisur punën për albumin e ri. Kështu ka lënë të kuptohet nëpërmjet një postimi të shpërndarë në rrjete sociale. Artisti nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme se kur do të publikohet albumi apo nëse pjesë e tij do të jetë ndonjë bashkëpunim.