Showbizz


Zaimina jep lajmin e bukur: Bebi 2 po vjen

Postuar nga admin

26th October 2021

Zaimina Vasjari ka lajmëruar me një foto bardhë e zi se është në pritje të fëmijës së dytë. “E bekuar sërish me një engjëll”, shkruan ajo.

Lajmin ka vonuar ca që ta bëjë publik e kjo duket qartë nga foto e barkut të rritur, që na jep indicjen se bebi nuk do vonojë edhe shumë të vijë në jetë. Urimet nga kolegë e njerëz të afërt të Zaiminës e mbushën plot ‘Instagramin’.

Vasjari ka edhe një vajzë 3 vjeçare që quhet Khloe dhe e ka bekuar jetën e saj dhe të bashkëshortit prej pak vitesh. E vogla është modelja e mamit madje edhe pjesë e reklamave për biznesin e saj. Gjinia e bebes tjetër nuk është zbuluar akoma, por jemi kuriozë të dimë, a do jetë kaq publik sa është Khloe. Fansat e Zaiminës me siguri do i gëzonte shumë ky fakt.