Showbizz


‘Zani’ i Elhaida Danit sjell Riccardo Cocciante-n sërish në Shqipëri

Postuar nga admin

21st September 2021

Elhaida Dani u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenë, për të na dhuruar emocione që vetëm zëri i saj mundet t’i përcjellë.

Surpriza, të cilën Elhaida kishte kohë për të cilën punonte, albumi i saj më i ri, u zbulua të hënën e 20 shtatorit në sallën e mbushur me adhurues të muzikës dhe zërit të saj. Zë, i cili i ka dhënë asaj shumë çmime e famë, brenda e jashtë vendit.

Në koncertin e djeshëm nuk mungoi as këngëtari dhe kompozitori i madh italian, Riccardo Cocciante i cili tashmë ndihet pak a shumë si një kumbar i Elhaidës pas përvojës në “The Voice Italia” ku ishte trajneri i saj.

“Unë kam qenë si kumbari i saj që nga fillimi kur ajo erdhi në Itali edhe e fitoi The Voicen pavarësisht se nuk ishte italiane dhe tregoi se nuk rëndësi etnia sesa ka talenti. Zëri dhe shpirti i saj e çuan në fitore’, ka thënë Cocciante për këngëtaren nga Shkodra, i cili këndoi disa nga hitet e tij si Margarita etj në mbrëmjen e Elhaidës. Albumi i  këngëtares është pritur mjaft mirë si nga fansat por edhe nga kolegët e saj, të cilët nuk i kanë kursyer lëvdatat.

 

https://www.instagram.com/p/CUDjI0LK7Au/