Showbizz


Zbulohen emrat, këta këngëtarë pritet të marrin pjesë në Festivalin e Këngës

Postuar nga admin

9th November 2021

Teksa Festivali i Këngës po afron, gjithnjë e më shumë shtohet kureshtja për emrin që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Nëse jo fituesi, emrat e disa prej pjesëmarrësve janë zbuluar nga faqja Eurovision Kosovo, dhe mes tyre janë këngëtarë të njohur si Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Rezarta Smaja etj.

Emri i Ronela Hajatit ishte përmendur më herët nga mediat si pjesëmarrese në Festival, madje edhe ajo vetë e ka shprehur dëshirën për diçka të tillë. Edhe Alban Ramosaj e ka shprehur dëshirën për pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit, pasi triumfoi në “Këngën Magjike” me “Thikat e mia”.

Këngëtarët që mendohet se do marrin pjesë në Festival:

Ronela Hajati

Alban Ramosaj

Denis Shkura

Edis Arrnjeto

Evi Reci

Endri dhe Stefi

Ester Zahiri

Gjergj Kacinari

Jenex

Kastro Zizo

Kelly

Kejsi Rustja

Mirud

Olimipa Smajlaj

Rrezarta Smaja

Sainir Çili

Shega

Urban Band

Vila Xhemajli

Xhuliana Pjetra

Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”. Edhe pse Italia u shpall fituese, finalja e Eurovision nuk do të mbahet në kryeqytet siç ndodh zakonisht, por në Torino, pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave në Romë.