Lajme


Zbulohet mashtrimi.Mbylleni telefonin nëse dëgjoni këto fjalë!

Postuar nga admin

4th November 2021

E përditshmja britanike ‘The Independet’ jep alarmin dhe paralajmëron qytetarët të mbyllin telefonin në rast se persona të panjohur i telefonojnë për t’i pyetur: A më dëgjon?

Sipas saj, bëhet fjalë për një mashtrim që iu bëhet qytetarëve me qëllim që të lidhen kontrata blerjesh nëpërmjet telefonit.

Ndërsa mjaft qytetarë janë mashtruar në SHBA, ka shumë rrezik që ky mashtrim të përhapet edhe në Europë.

‘The Independet’ shkruan se për të paralajmëruar njerëzit nga ky rrezik janë është angazhuar policia si dhe kompanitë celulare.

 

 

Sipas gazetës britanike, persona ende të paidentifikuar kontaktojmë njerëz të ndryshëm dhe prezantohen kompaninë për të cilën punojnë si dhe veten e më pas pyesin:

“A më dëgjoni”?.

Nëse ju do përgjigjeni me “po” kjo përgjigje do të modifikohet sikur keni rënë dakord për të bërë një blerje të madhe.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, në këtë mënyrë, personi që merr telefonatën mashtrohet për të firmosur një kontratë verbale.

Kjo po shfrytëzohet nga mashtruesit që kanë arritur të fusin në grackën e tyre shumë amerikanë, kryesisht në Florida, Pensilvani e Virginia.

Ekspertët besojnë se ky mashtrim ka rrezik të përhapet edhe në Europë.