Showbizz
Zbulohet surpriza e Adrola Dushit për ditëlindjen e djalit të saj

Postuar nga admin
27th November 2020
Djali i Adrola Dushit, Troi, festoi 7-vjetorin e lindjes, megjithëse e dedikuar plotësisht tek karriera, modelja është një nënë me kohë të plotë për djalin e saj të vogël Troin.
Së fundmi, Adrola ka publikuar pamjet nga festa që i ka organizuar Troit. Ajo ka ndarë një video në Instastory, ku duket se fabula e festës ka qenë “galaksia e Troit”.
Ne foto shihet se ambienti është zbukuruar me tullumbaca e planete, teksa po ashtu nuk mungon as bredhi i Krishtlindjeve.
“Galaksia e Troit”- ka shkruar Adrola
Ndërkohë Troi ka marrë urime të shumta edhe nga mikeshat më të ngushta të mami Adrolës. Modelja e njohur ka treguar se ka krijuar një raport shumë të ngushtë me të birin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.