Showbizz


Zemra mal, Adrola Dushi pozon me flamurin kuq e zi mes rrugëve të New York-ut

Postuar nga admin

17th November 2020

Modelja Adrola Dushi është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Me linjat perfekte dhe tiparet e theksuara tipike mesdhetare Adrola është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Këto ditë, Adrola me gjestin e fundit që ka bërë rrugëve të New York-ut, ia ka bërë zemrat mal shqiptarëve.

Bukuroshja ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto tek e cila shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ndërsa foton e publikuar e ka shoqëruar me një poezi të Fishtës:

“Edhe Hana do ta dije,
Edhe Dielli do t’ket pa,
Se përqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka.

Gjergj Fishta”-shkruan modelja bukuroshe shqiptare.

Nuk munguan pëlqime e as komente në këtë paraqitje nga fansat dhe kolegët e modeles.