Lajme


Zyrtare/ Kosova me trajner të ri, Giresse: Kisha lidhje miqësore me Fadil Vokrrin

Postuar nga admin

23rd February 2022

Përfaqësuesja e Kosovës ka zgjedhur edhe trajnerin e ri të saj dhe njoftimin e ka bërë vetë Federata e Futbollit të Kosovës.

Timonieri i ri i përfaqësueses së Kosovës do të jetë Alain Giresse, i cili është prezantuar sot zyrtarisht përpara mediave, që nga sot do të marrë edhe drejtimin e Dardanëve.

Prezantimi i Giresse u bë nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën. Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kosovën.

Giresse tha në konferencë edhe fjalët e para të tij si trajneri i Kosovës, ndërsa nuk nguroi të kujtonte edhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

“Desha t’ju përshëndes të gjithëve. Sot po zyrtarizohet detyra ime si selektor i kosovës. Të flasim se si rrodhi puna që unë të vij këtu. Në jetë e kemi të kaluarën tonë. Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”, u shpreh trajneri francez.

Giresse si trajner ka një CV të pasur sa i takon ekipeve dhe kombëtareve që ka drejtuar ndër vite si: Toulouse , PSG dhe FAR Rabat, ndërsa ka udhëhequr edhe kombëtaren e Gerogjisë, Gabonin, Malin, Senegalin dhe kombëatraj e fundit që ka drejtuar është ajo e Tunizisë