Showbizz
Zyrtarizohen prezantuesit e Festivalit të RTSH-së, si do të organizohen 3 netët live

Postuar nga admin
7th December 2021
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Këtë të hënë, u prezantua zyrtarisht edhe grupi që do të prezantojë tri netët live.
Ardit Gjebrea rikthehet në një edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin e prezantuesit. Por nuk do të jetë vetëm. Në krah do të ketë edhe dy partnere; Jonida Maliqi dhe Xhemi Shehu, si dhe Isli Islamin dhe Kelvi Kadillin.
“Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë!”, ishin fjalët e Ardit Gjebreas në konferencën për shtyp të #Fest60, më 6 dhjetor.
Po kështu, janë zyrtarizuar edhe emrat që do të shkruajnë skenarin. Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë e Festivalit si bashkëskenariste. Në konferencën e sotme, ato zbuluan disa nga surprizat që do të shoqërojnë 3 netët e festivalit.
Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë, me çdo emër që ka lënë gjurmë në këtë festival në 60 vjet histori dhe nata e tretë, 29 dhjetor, do të jetë e përshtatur sipas formatit të Eurovisionit.
Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:
Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Kelly
Mirud
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra